Arabia Saudite kishte parashikuar krizën – tubacioni i ndërtuar para 45 vitesh bëhet arteria kryesore energjetike
Arabia Saudite kishte parashikuar krizën – tubacioni i ndërtuar para 45 vitesh bëhet arteria kryesore energjetike Bllokimi i Ngushtica e Hormuzit nga Irani ka shkaktuar tronditje të mëdha në tregjet globale të energjisë, pasi përmes kësaj rruge kalon rreth 20 për qind e naftës që tregtohet në botë. Pas zhvillimeve të fundit, çmimi i naftës ka arritur deri në 126 dollarë për fuçi, duke rritur shqetësimet për krizë të furnizimit në shumë vende të botës. Megjithatë, Arabia Saudite duket se e kishte parashikuar një skenar të tillë dekada më parë. Që në vitin 1981, ajo ndërtoi një tubacion rreth 1,200 kilometra të gjatë që lidh Jubail në Gjirin Persik me portin e Yanbu në Detin e Kuq, duke anashkaluar plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Ky tubacion strategjik ka kapacitet deri në 7 milionë fuçi naftë në ditë dhe u projektua pikërisht për të garantuar eksportet saudite edhe në raste krizash. Për dekada me radhë ka qëndruar si një alternativë rezervë, ndërsa tani po shndërrohet në një arterie kyçe për furnizimin global me energji. Në nivel ndërkombëtar, diskutimet për sigurinë e transportit detar janë intensifikuar. Shtetet e Bashkuara kanë propozuar krijimin e një koalicioni për të shoqëruar anijet në këtë korridor jetik energjetik. Situata e fundit ka nxjerrë në pah rëndësinë e planifikimit afatgjatë strategjik, ku Arabia Saudite del si një nga vendet e pakta që kishte përgatitur alternativa konkrete për raste krize globale. — Dragash Info