Arkiv

Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për Skemën e Granteve për energji të pastër që ofron mbështetje deri në 25 mijë euro…

Decembar 20, 2025 1 min čitanja

Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për Skemën e Granteve për energji të pastër që ofron mbështetje deri në 25 mijë euro, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe…

Aplikacija za šemu sredstava za èistu energiju, koja nudi podršku do 25 hiljada evra, i dalje je otvorena…

Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për Skemën e Granteve për energji të pastër që ofron mbështetje deri në 25 mijë euro, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme ose ndërmarrjet e mëdha që nuk përfitojnë nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike dhe që kanë prodhimin ose përpunimin si aktivitet primar ose sekondar.

Ajo zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta publike që përfshijnë tri masa:
Masa 1: Mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.
Masa 2: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve.
Masa 3: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit.

Projekti është financuar nga Qeveria e Dukatit të Madhe të Luksemburgut e zbatuar nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/ deri më: 31.01.2026.

Original