Arkiv

MBAHET PUNËTORIA TRAJNUESE PËR E-KOMUNAT Në bashkëorganizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asocia…

Decembar 18, 2025 1 min čitanja

MBAHET PUNËTORIA TRAJNUESE PËR E-KOMUNAT Në bashkëorganizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agjencisë për Shoqëri të Informacionit dhe me mbështetjen e…

Koorganizacija Ministarstva za upravljanje lokalnom strujom, Asocija…

MBAHET PUNËTORIA TRAJNUESE PËR E-KOMUNAT

Në bashkëorganizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agjencisë për Shoqëri të Informacionit dhe me mbështetjen e OSBE-së është mbajtur Punëtoria Trajnuese për e-Komunat.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë zyrtarët komunalë përgjegjës për e-komuna dhe zyrtarë të Komunikimit.

Punëtoria iu dedikua ngritjes së kapaciteteve të komunave në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve elektronike për qytetarët.

Ndërsa synimi ishte të fuqizojë administratën komunale përmes përdorimit të platformave digjitale, duke lehtësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më transparente dhe më efikase për qytetarët.

Pra, përmes aftësimit profesional dhe përdorimit të teknologjisë digjitale, qëllimi është të rritet cilësia e shërbimeve publike në nivel komunal dhe të avancohen praktikat e qeverisjes së mirë.

Original