Arkiv

Ish-prokurori i Hagës: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën Ish-prokurori i Tribunali…

Februar 20, 2026 1 min čitanja

Ish-prokurori i Hagës: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka komentuar për mediumin Politico…

Bivši haški tužilac: Osuđivanje bivših lidera OVK predstavljalo bi težak teret za bivšeg tužioca kosovskog tribunala…

Ish-prokurori i Hagës: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka komentuar për mediumin Politico kërkesën për dënim prej 45 vitesh ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Unë mendoj se më mirë është të mos them asgjë. Natyrisht, nëse këta burra, ndonjëri prej tyre, dënohet, atëherë do të kërkohej ekzaminim i hollësishëm i rolit të tyre”, është shprehur ai.

Nice theksoi se në rast të një dënimi, kjo do të përbënte barrë për shtetin e Kosovës, sidomos në këtë fazë të zhvillimit.

“Nëse dënohen këta burra, do të jetë barrë për shtetin dhe në këtë fazë të zhvillimit për shtetin nuk është diçka që mund ta bartni lehtë mbi supe”, ka deklaruar ai.

— Dragash Info

Original