Arkiv

Endrit Hasani vazhdon me KF Opoja edhe për këtë sezon KF Opoja ka konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me futbolli…

Februar 11, 2026 1 min čitanja

Endrit Hasani vazhdon me KF Opoja edhe për këtë sezon KF Opoja ka konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me futbollistin Endrit Hasani, i cili do të jetë pjesë e…

Endru Hasani nastavlja sa KF Opijom još za ovu sezonu KF Opija je potvrdio nastavak saradnje sa fudbalom…

Endrit Hasani vazhdon me KF Opoja edhe për këtë sezon

KF Opoja ka konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me futbollistin Endrit Hasani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhë e gjelbër edhe për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit po vazhdojnë të ndërtojnë ekipin mbi bazën e lojtarëve që tashmë e njohin ambientin dhe peshën e fanellës së Opojës, ndërsa vazhdimi i Hasanit konsiderohet një hap i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit brenda skuadrës.

Endrit Hasani është vlerësuar për përkushtimin në stërvitje, disiplinën në fushë dhe gatishmërinë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Ai mbetet një element i rëndësishëm për grupin dhe pritet të kontribuojë në forcimin e konkurrencës brenda ekipit gjatë sezonit të ri.

KF Opoja synon të vazhdojë me paraqitje solide, duke u mbështetur në lojtarë që luftojnë për çdo top dhe japin gjithçka për ngjyrat bardhë e gjelbër.

— Dragash Info

Original