Tërmet në Kosovë, epiqendra afër Prizrenit
Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kosovën sonte, rreth orës 23:09.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në perëndim–jugperëndim të Prizrenit dhe rreth 74 kilometra në perëndim të Shkupit, ndërsa thellësia e lëkundjes ka qenë 5 kilometra.
Tërmeti është ndier lehtë në disa zona të rajonit, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Institucionet përkatëse vazhdojnë të monitorojnë situatën.
— Dragash Info




