Arkiv

Kryetari Xheladini priti përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë Sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Dragashit…

Januar 22, 2026 2 min čitanja

Kryetari Xheladini priti përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë Sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, u zhvillua një takim pune me përfaqësues të…

Gradonačelnik Kšeladin je danas ugostio predstavnike zdravstvenih sindikata, na dužnosti gradonačelnika opštine Dragaš…

Kryetari Xheladini priti përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë

Sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, u zhvillua një takim pune me përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë së Kosovës. Në takim morën pjesë z. Blerim Delia, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Adem Bytyqi, kryetar i Sindikatës së Spitalit Rajonal të Prizrenit, dhe z. Elvir Krasniqi, kryetar i Sindikatës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje me rëndësi për sektorin shëndetësor, duke përfshirë sfidat aktuale me të cilat përballen punëtorët shëndetësorë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe sindikatave për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Dragashit.

Kryetari Xheladini theksoi angazhimin e komunës për të mbështetur profesionistët shëndetësorë dhe për të siguruar një mjedis pune të përshtatshëm, në shërbim të nevojave të komunitetit.

— Dragash Info

Original