Arkiv

Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci paralajmëron rrezik të lartë nga ngricat – apel për kujdes maksimal në trafi…

Januar 8, 2026 2 min čitanja

Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci paralajmëron rrezik të lartë nga ngricat – apel për kujdes maksimal në trafik Pas reshjeve të fundit dhe rënies së ndjeshme të temperaturave,…

Ekspert za komunikacije Selman Kolgeci upozorava na visok rizik od zamrzavanja žalbe za maksimalnu negu u trafiju…

Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci paralajmëron rrezik të lartë nga ngricat – apel për kujdes maksimal në trafik

Pas reshjeve të fundit dhe rënies së ndjeshme të temperaturave, eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci ka ngritur alarmin për rrezik të shtuar në rrugë, duke paralajmëruar krijimin e ngricave dhe shtresave të akullit në shumë segmente rrugore.

Sipas Kolgecit, gjatë natës së sotme pritet që temperaturat të zbresin deri në –9 gradë Celsius, çka rrit ndjeshëm mundësinë e ngricave, veçanërisht në ura, kthesa, pjerrësi dhe në rrugët që nuk pastrohen apo nuk kriposen me kohë.

“Ekziston rrezik i lartë që në shumë segmente rrugore të krijohen shtresa akulli, sidomos në ura, kthesa dhe pjerrësi,” ka theksuar Kolgeci, duke u bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve për kujdes maksimal gjatë qarkullimit.

Ai ka rekomanduar uljen e shpejtësisë, rritjen e distancës së sigurisë mes automjeteve, përdorimin e gomave dimërore dhe pajisjeve adekuate, si dhe shmangien e manovrave të papritura dhe frenimeve të vrullshme.

Kolgeci ka theksuar se siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët dhe ka bërë apel për përqendrim maksimal nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.

— Dragash Info

Original