Arkiv

Kurti thyen rekordin e vet – arrin mbi 342 mijë vota Numërimi i votave në Kosovë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë…

Januar 2, 2026 1 min čitanja

Kurti thyen rekordin e vet – arrin mbi 342 mijë vota Numërimi i votave në Kosovë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 97 për qind…

Kurti obara svoj rekord  postiže preko 342 hiljade glasova na Kosovu računajući da će se glasanje nastaviti, dok su oni do sada…

Kurti thyen rekordin e vet – arrin mbi 342 mijë vota

Numërimi i votave në Kosovë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 97 për qind e votave të përgjithshme.

Sipas rezultateve preliminare, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thyer rekordin e tij personal për numrin e votave të fituara në zgjedhje.

Kurti ka siguruar deri tani rreth 342 mijë vota, duke u bërë sërish politiku më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.

Ky rezultat tejkalon rekordin e mëparshëm të tij, të arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kur Kurti kishte marrë 337 mijë e 491 vota.

Me vazhdimin e procesit të numërimit, pritet që shifrat të pësojnë ndryshime të vogla, megjithatë rekordi i ri i Kurtit tashmë konsiderohet i pakapërcyeshëm.

Original