Qendrore

QEVERIA E KOSOVËS MBLEDHET MË 30 MARS – NË REND DITE PAGA E 13-TË, BONUSE PËR FUTBOLLISTËT DHE DËRGIMI I FSK-së NË GAZA

29.03.2026. 2 min čitanja

QEVERIA E KOSOVËS MBLEDHET MË 30 MARS – NË REND DITE PAGA E 13-TË, BONUSE PËR FUTBOLLISTËT DHE DËRGIMI I FSK-së NË GAZA width= – Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të shtatë më 30 mars 2026, duke filluar nga ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa çështje me rëndësi të veçantë, përfshirë ndarjen e shpërblimeve për futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, si dhe propozimin për miratimin e pagesës së 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit. Po ashtu, në agjendë është edhe shqyrtimi i projektligjit për Byro­në Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe disa projektligje që lidhen me mjedisin, ujërat dhe banimin social. Një pikë tjetër e rëndësishme është propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Forca e Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, konkretisht si pjesë e një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza. Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe raporti për financimin e komunave për vitin 2025, si dhe vendime që lidhen me shpronësime për interes publik dhe riorganizimin e mjeteve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.   © DRAGASH INFO