Botë

Opozita paralajmëron: “Pozita e zëvendëskryetarit për komunitete nuk negociohet – i takon Boshnjakëve” Asambeistja e…

14.01.2026. 2 min čitanja

Opozita paralajmëron: “Pozita e zëvendëskryetarit për komunitete nuk negociohet – i takon Boshnjakëve”

Asambeistja e NDS-së në Kuvendin Komunal të Prizren, Zikreta Karadolami Aliti, ka dalë me një deklaratë të ashpër publike, duke akuzuar udhëheqjen komunale për takime të fshehta dhe të paligjshme, në të cilat – sipas saj – po tentohet që pozita e zëvendëskryetarit të komunës për komunitete t’i kalojë komunitetit turk, duke anashkaluar komunitetin boshnjak.

Ajo ka theksuar se këto takime janë zhvilluar pa praninë e përfaqësuesve legjitimë të boshnjakëve dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Unë nuk kam qenë e ftuar në këto takime, edhe pse jam asambliste nga partia fituese në zgjedhjet lokale. Kjo përbën diskriminim të hapur ndaj komunitetit boshnjak dhe shkelje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”, ka deklaruar Aliti.

Ajo ka theksuar se pozita e zëvendëskryetarit për komunitete nuk është valutë politike dhe nuk mund të jetë objekt pazari, duke shtuar se kjo është e drejtë kushtetuese e komunitetit boshnjak.

Aliti ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit që të ndalë menjëherë këtë praktikë, përndryshe ka paralajmëruar se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje publike ndaj asamblistëve që kanë marrë mandatet me votat e boshnjakëve që, sipas saj, të mos i shesin interesat kombëtare për përfitime personale.

“Të drejtat e boshnjakëve nuk dhurohen dhe për të drejtën kushtetuese nuk negociohet.

Zëvendëskryetari i komunës për komunitete duhet të jetë boshnjak – dhe pikë”, ka përfunduar ajo.

— Dragash Info

Original Facebook objava