Hetimet për manipulim votash zgjerohen edhe në Dragash Në kuadër të vazhdimësisë së hetimeve për dyshime për manipuli…
Hetimet për manipulim votash zgjerohen edhe në Dragash
Në kuadër të vazhdimësisë së hetimeve për dyshime për manipulim të votave, të cilat tashmë kanë rezultuar me arrestime dhe masa paraburgimi në disa komuna, përfshirë Prizrenin, Ferizajn dhe Malishevën, nesër në Prokurorinë Themelore në Prizren do të intervistohen komisionerë, vëzhgues dhe zyrtarë të tjerë nga Komuna e Dragashit.
Intervistimet lidhen me dyshime për keqpërdorime në Qendrën Komunale të Numërimit.
Shënim: Personat e përfshirë prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
— Dragash Info