Sport

Fitore e rëndësishme për KF Opojën në Prekaz – mposht KF Runikun me rezultat 2-0

29.03.2026. 1 min čitanja

Fitore e rëndësishme për KF Opojën në Prekaz – mposht KF Runikun me rezultat 2-0 width= width= width= width= Prekaz, 29 mars – KF Opoja ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj KF Runikut në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Prekazit. Skuadra mysafire e nisi mirë takimin dhe arriti të kalojë në epërsi në fundin e pjesës së parë, kur në minutën 45+1 realizoi Yzer Hajdari, duke i dhënë avantazhin Opojës para pushimit. Në pjesën e dytë, Opoja vazhdoi me lojë të organizuar dhe konkrete, ndërsa në minutën e 81-të Ilir Sallahi vulosi fitoren me golin e dytë, duke siguruar tre pikë shumë të vlefshme për ekipin. Me këtë fitore, KF Opoja vazhdon serinë pozitive dhe konfirmon synimet për rezultate të mira në vazhdim të kampionatit. Forca Opoja! — Dragash Info