KQZ zëvendëson tre asamblistë pas dorëheqjeve në Kuvendin Komunal
Pas dorëheqjes së Arijeta Skeraj, Liridona Misinaj dhe Behar Brenolit nga pozita e asamblistëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot zëvendësimin e tyre.
Sipas vendimit të KQZ-së, mandatet e asamblistëve do t’i ushtrojnë Pajtesa Berisha dhe Sami Mejzini nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Xhumida Maznikar nga Socialdemokratët Unitarë (SDU).
Me këtë rast, asamblistëve të sapozgjedhur u është uruar shëndet i mirë dhe suksese në punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.




