Arkiv

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në…

Decembar 21, 2025 1 min čitanja

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.…

Uvođenje krijumčarenja u korektivni centar Dubrava za Kosovsku korekciju sprečava ih da danas objave…

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës në institucion.

Gjatë kontrollit të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trup, janë zbuluar dhe konfiskuar dy telefona mobilë iPhone 12, dy kartela SIM si dhe tre koka të adapterit për mbushje.

Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.

/Shërbimi Korrektues i Kosovës/

Original