Arkiv

Kuvendari i Prizrenit heq dorë nga paga, e dhuron për pesë familje në nevojë Sot është bërë konstituimi i Kuvendit të…

Decembar 11, 2025 1 min čitanja

Kuvendari i Prizrenit heq dorë nga paga, e dhuron për pesë familje në nevojë Sot është bërë konstituimi i Kuvendit të Prizrenit, ku dhanë betimin kuvendarët e rinj…

Prizrenski zamenik se odriče svoje plate, donira je pet siromašnih porodica danas je postala institucija Doma…

Kuvendari i Prizrenit heq dorë nga paga, e dhuron për pesë familje në nevojë

Sot është bërë konstituimi i Kuvendit të Prizrenit, ku dhanë betimin kuvendarët e rinj dhe kryetari Shaqir Totaj.

Në këtë seancë, për herë të parë, ka dhënë betimin edhe Tefik Tarashaj, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit mori mbi 560 vota. Pas dhënies së betimit në Kuvend, ai njoftoi se do ta mbajë fjalën e dhënë ndaj qytetarëve.

Tarashaj konfirmoi se gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, çdo e ardhur që do ta marrë nga angazhimi i tij si kuvendar do t’ua dedikojë pesë familjeve në nevojë.

Ai theksoi se ky ka qenë një prej premtimeve të tij më të rëndësishme dhe se tani po e kthen në vepër konkrete.

Sipas tij, mbështetja për familjet që përballen me vështirësi ekonomike duhet të jetë detyrë e çdo përfaqësuesi publik, ndërsa politika duhet të tregojë vlera përmes veprimeve të prekshme.

Original