Arkiv

Nga Meka, hoxha drenicas Faton Salihu lutet për lirinë e çlirimtarëve Nga Meka, vendi më i shenjtë i islamit, hoxha n…

Februar 10, 2026 1 min čitanja

Nga Meka, hoxha drenicas Faton Salihu lutet për lirinë e çlirimtarëve Nga Meka, vendi më i shenjtë i islamit, hoxha nga Drenica, Faton Salihu, ka bërë një lutje…

Iz Meke, hoja jelen Faton Salihu moli se za slobodu izbavitelja iz Meke, najsvetije mesto islama, hoja n…

Nga Meka, hoxha drenicas Faton Salihu lutet për lirinë e çlirimtarëve

Nga Meka, vendi më i shenjtë i islamit, hoxha nga Drenica, Faton Salihu, ka bërë një lutje publike për lirinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një fotografi të realizuar pranë Qabes, Salihu ka shpalosur një mesazh në gjuhën shqipe me mbishkrimin: “Liri për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli”, duke shprehur simbolikisht solidaritet dhe përkrahje morale për ish-udhëheqësit e luftës çlirimtare.

Ky veprim është parë si shprehje e kërkesës së vazhdueshme të shumë qytetarëve për drejtësi të vërtetë, duke theksuar se populli i Kosovës kërkon vetëm drejtësi, pasi çlirimtarët mbrojtën pragun e shtëpisë dhe të drejtën për liri. Sipas kësaj bindjeje, Serbia ishte ajo që nisi luftëra dhe kreu krime të rënda, përfshirë edhe gjenocid, në disa vende të ish-Jugosllavisë.

— Dragash Info

Original