Bexhet Xheladini riemëron Bean Hadziasan drejtor të Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se sot ka riemëruar z. Bean Hadziasan në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Sipas kryetarit Xheladini, ky riemërim është rezultat i përvojës profesionale, përkushtimit dhe punës së deritanishme të z. Hadziasan, me qëllim të vazhdimit të projekteve dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Kryetari i komunës i uroi z. Hadziasan suksese në mandatin e tij të ri dhe bashkëpunim të frytshëm në realizimin e objektivave zhvillimore në drejtorinë që do të udhëheqë edhe për një mandat tjetër.
— Dragash Info




