Botë

Spitali i Pejës jep detaje mbi vdekjen e një gruaje nga Istogu Një grua nga Istogu ka ndërruar jetë pasi u plagos me…

20.02.2026. 1 min čitanja

Spitali i Pejës jep detaje mbi vdekjen e një gruaje nga Istogu

Një grua nga Istogu ka ndërruar jetë pasi u plagos me armë zjarri dhe u dërgua në gjendje shumë të rëndë në Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, pacientja u pranua sot me plagë të rënda, ndërsa menjëherë pas pranimit ekipet kujdestare, të mbështetura nga ekipet e gatishmërisë, ndërmorën të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese për t’ia shpëtuar jetën.

Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Spitali ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit e së ndjerës.

— Dragash Info

Original Facebook objava