Botë

Spirale diellore parahistorike në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë Në Vlashnjë të Prizrenit janë identifikuar spirale n…

03.02.2026. 2 min čitanja

Spirale diellore parahistorike në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë

Në Vlashnjë të Prizrenit janë identifikuar spirale në formë dielli, të gdhendura në shkëmbin e Kobajës, të cilat konsiderohen ndër gjurmët simbolike më të lashta të zbuluara deri më tani në Kosovë.

Këto motive dallohen për teknikën e veçantë të përdorimit të ngjyrave, të cilat, pavarësisht kalimit të mijëvjeçarëve, kanë arritur të ruhen në mënyrë mbresëlënëse. Sipas studiuesve dhe njohësve të trashëgimisë kulturore, spiralet përfaqësojnë simbolikë të fortë diellore, e lidhur me besimet dhe ritualet e komuniteteve parahistorike.

Lokaliteti arkeologjik ndodhet mbi rrjedhën e Drinit të Bardhë, në një zonë e cila njihet për shtresëzime të shumta arkeologjike dhe zbulime të rëndësishme që dëshmojnë vazhdimësinë e jetës njerëzore që nga periudhat më të hershme.

Fotografitë që shoqërojnë këtë zbulim janë realizuar nga fotografi Arben Llapashtica, i cili thekson se “këta rrathë nuk janë thjesht vizatime në gur, por spirale në formë dielli, me domethënie të thellë kulturore dhe shpirtërore”.

Ky zbulim rrit edhe më tej rëndësinë e Vlashnjës si një nga pikat kyçe të trashëgimisë arkeologjike në Kosovë dhe rajon.

📷 Arben Llapashtica

— Dragash Info

Original Facebook objava