Sot, me rastin e festave të fundvitit, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë diskutuar arrit…
Sot, me rastin e festave të fundvitit, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë diskutuar arritjet kryesore gjatë vitit 2025. Me këtë rast janë nderuar punonjësit e dalluar për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në punën dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit.
Të nominuar nga drejtorët e departamenteve përkatëse, këta punonjës kanë dëshmuar angazhim dhe profesionalizëm të lartë në fushat e tyre të veprimtarisë. Punonjësit të cilët janë nderuar me mirënjohje janë:
Ali Sutaj – Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
Florie Miftari-Basholli – Departamenti i Mjekësisë Sociale
Mirëlinda Hoxha Hatashi – Departamenti i Statistikave Shëndetësore
Pranvera Kaqaniku-Gunga -Departamenti i Epidemiologjisë
Vjosa Visoka – Divizioni për Prokurim Publik
Xheladin Mjeku – Departamenti i Ekologjisë Humane
Zana Deva – Departamenti i Mikrobiologjisë
Arben Deda – QRSHP Ferizaj
Arbon Rudi – QRSHP Gjakovë
Burbuqe Shkodra – QRSHP Gjilan
Emine Pllana – QRSHP Mitrovicë
Qemajl Dobraj – QRSHP Pejë
Vjosa Beseni – QRSHP Prizren
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i falënderon të gjithë punonjësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre dhe uron që këto mirënjohje të shërbejnë si motivim për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.