Botë

Sot, Kosova U18 përballet me Malin e Zi U18 në kualifikimet e CEV Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll rikthehet sot…

04.01.2026. 2 min čitanja

Sot, Kosova U18 përballet me Malin e Zi U18 në kualifikimet e CEV

Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll rikthehet sot në parket, ku do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Evropian CEV U18 2026, kësaj here ndaj nikoqirit, Malit të Zi.

Ndeshja do të zhvillohet në Podgoricë, në palestrën SC Verde, me fillim nga ora 18:00, ndërsa përballja pritet të jetë një sfidë e vështirë për përfaqësuesen e Kosovës, përballë një kundërshtari që po paraqitet me formë të mirë.

Mali i Zi vjen në këtë takim me moral të lartë, pasi në ndeshjen e parë të turneut shkaktoi befasinë më të madhe, duke e mposhtur njërën nga favoritët kryesorë, Turqinë, me rezultat të pastër 3:0.

Një përballje e tillë kërkon përqendrim maksimal, disiplinë taktike dhe angazhim të lartë nga ana e volejbollistëve të Kosovës, të cilët synojnë reagim dhe paraqitje më të mirë në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) i ka uruar suksese Kombëtares U18 në këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Malit të Zi, duke shprehur besimin se ekipi do të japë maksimumin në parket.

— Dragash Info

Original Facebook objava