Botë

Skandali me vota, ndërpritet mandati i përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit Komisioni Qendror i…

19.01.2026. 2 min čitanja

Skandali me vota, ndërpritet mandati i përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që procesi zgjedhor të shkojë në rinumërim të plotë në të gjithë vendin, pas parregullsive dhe dyshimeve për manipulime që u zbuluan gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave.

Sipas vendimit të KQZ-së, Komuna e Prizrenit ka rezultuar si një nga komunat më të prekura nga këto parregullsi. Si pasojë, KQZ-ja ka vendosur ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Komunën e Prizrenit.

Ky vendim vjen në kuadër të masave për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të zhvillohet nën masa të shtuara të sigurisë dhe mbikëqyrjes, ndërsa priten edhe veprime të tjera institucionale lidhur me përgjegjësitë eventuale për parregullsitë e konstatuara.

— Dragash Info

Original Facebook objava