Botë

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e një xhamie milionëshe në St. Gallen

06.04.2026. 2 min čitanja

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e një xhamie milionëshe në St. Gallen

width=

Komuniteti shqiptaro-islam në Zvicrës po planifikon ndërtimin e një xhamie të madhe moderne në qytetin e St. Gallenit, projekt i cili pritet të arrijë vlerën deri në 15 milionë franga zvicerane. Sipas mediave zvicerane, iniciativa është ndërmarrë nga organizata Islamische Gemeinschaft El-Hidaje, e cila prej vitesh operon një xhami më të vogël në periferi të qytetit. Projekti i ri parashikon ndërtimin e një objekti modern me sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë, i cili do të ketë një kupolë të madhe prej xhami dhe hapësira të mjaftueshme për të pritur qindra besimtarë. Përveç sallës së lutjeve, kompleksi do të përfshijë edhe ambiente biznesi si dhe një kafeteri që do të jetë e hapur edhe për jomyslimanët. Kostoja e ndërtimit të objektit vlerësohet rreth 10 milionë franga, ndërsa toka ku planifikohet ndërtimi kap vlerën prej rreth 5 milionë frangash. Megjithëse projekti ndodhet ende në fazë të hershme dhe nuk është dorëzuar kërkesa për leje ndërtimi, komuniteti shqiptar ka filluar prej kohësh mbledhjen e fondeve. Deri më tani janë siguruar rreth 3 milionë franga përmes donacioneve dhe aktiviteteve bamirëse. Xhamia e re pritet të jetë ndër më të mëdhatë në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës. Përfaqësuesit e komunitetit kanë theksuar se qëndrimet e tyre janë liberale dhe se ekstremizmi nuk ka vend në mesin e shqiptarëve myslimanë. — Dragash Info