Botë

Shpëtohet familja kosovare e bllokuar nga bora në kufirin Kosovë–Mali i Zi

18.03.2026. 2 min čitanja

Shpëtohet familja kosovare e bllokuar nga bora në kufirin Kosovë–Mali i Zi Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është shpëtuar një familje kosovare e cila kishte mbetur e bllokuar nga bora në zonën neutrale të kufirit mes Kosovë dhe Mali i Zi. Sipas njoftimit, familja me tre fëmijë kishte mbetur për disa orë në mes të stuhisë së borës. Ekipet e shpëtimit kanë bërë fillimisht vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe më pas kanë realizuar evakuimin e tyre deri në një zonë të sigurt, në Pikën Kufitare Kullë. Përveç kësaj familjeje, ndihmë u është ofruar edhe personave të tjerë që kishin mbetur të bllokuar në të njëjtën zonë për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë evakuuar edhe një shofer kamioni, i cili kishte mbetur i bllokuar dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Ai është transportuar drejt kufirit me Malin e Zi, ku më pas i është dorëzuar autoriteteve malazeze për trajtim të mëtejmë. Ky operacion është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Pejës. — Dragash Info