Shkoi për të punuar në hidrocentral, ndërron jetë në Maliq inxhinieri kosovar Ramiz Murati Një ngjarje e rëndë ka ndo…
Shkoi për të punuar në hidrocentral, ndërron jetë në Maliq inxhinieri kosovar Ramiz Murati
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në qytetin e Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte nisur për në vendin e tij të punës, në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit.
Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri Ramiz Murati, me profesion inxhinier, sapo kishte mbërritur në ambientet e punës kur është ndjerë keq. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçë, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Ramiz Murati kishte kontribuar ndër vite edhe në hidrocentralet e komunës sonë, duke lënë gjurmë si profesionist i përkushtuar dhe njeri i respektuar në fushën e energjetikës.
Redaksia jonë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Murati, miqve dhe kolegëve të tij për këtë humbje të madhe. Në këto momente të vështira, jemi pranë tyre me mendje dhe zemër.
— Dragash Info