Lokale

Shkelet një këmbësor në Prizren

15.03.2026. 1 min čitanja

Shkelet një këmbësor në Prizren Një këmbësor është goditur nga një automjet në rrugën “Tirana” në Prizren. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë. Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit kanë dalë ekipet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit. Këmbësori është transportuar me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen nga organet kompetente. — Dragash Info