SHKA “Bresana” shkëlqen në “Flakadani i Karadakut” – Çmim Special dhe vlerësim për valltarin më autentik
SHKA “Bresana” shkëlqen në “Flakadani i Karadakut” – Çmim Special dhe vlerësim për valltarin më autentik
SHKA Bresana ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në Flakadani i Karadakut, duke u vlerësuar me Çmimin Special nga juria profesionale. Ky çmim përbën një dëshmi të qartë të punës së palodhshme dhe përkushtimit që kjo shoqëri kulturo-artistike po tregon ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e traditës dhe vlerave të trevës së Opojës. Suksesi i SHKA “Bresanës” u kompletua edhe me një arritje të veçantë individuale. Valltari Muhamed Sinani u shpërblye me titullin “Vallëtari më autentik”, duke u dalluar për interpretimin e tij origjinal dhe për shpirtin e traditës që përcjell në çdo paraqitje skenike. Nga vetë SHKA “Bresana” është theksuar se ky vlerësim është një moment i madh krenarie dhe një motivim shtesë për të vazhduar rrugëtimin në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe trashëgimisë sonë. Njëkohësisht, ata kanë shprehur falënderim për publikun, mediat dhe të gjithë mbështetësit e tyre, të cilët janë pjesë e çdo suksesi të kësaj shoqërie. Ky sukses i radhës e konfirmon SHKA “Bresana” si një ndër ambasadorët më të denjë të kulturës së Opojës, duke e përfaqësuar me dinjitet në skenat kulturore brenda dhe jashtë vendit. — Dragash Info