Qendrore

Shefi i CIA-s për Ballkanin merr pjesë në përkujtimin e Epopesë së Dukagjinit në Gllogjan

24.03.2026. 2 min čitanja

Shefi i CIA-s për Ballkanin merr pjesë në përkujtimin e Epopesë së Dukagjinit në Gllogjan width= Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, në Gllogjan u zhvilluan homazhe përkujtimore në nderim të dëshmorëve të rënë për liri. Kjo ngjarje u shënua edhe me një prani të veçantë ndërkombëtare. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe shefi i CIA për Ballkanin, i cili u prit nga lideri politik dhe ish-komandanti i UÇK, Ramush Haradinaj. Sipas pamjeve të publikuara nga mediat, përfaqësuesi i lartë amerikan mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke i dhënë kësaj dite një dimension të veçantë simbolik dhe ndërkombëtar. Në këtë përvjetor u rikujtua beteja e ashpër e zhvilluar në Gllogjan gjatë luftës, ku forcat e UÇK-së përballuan rrethimin nga forcat serbe. Në atë përballje heroike ranë dëshmorë Him Haradinaj, si dhe Gazmend e Agron Mehmetaj, duke u bërë simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri. Ceremonia mblodhi përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, të cilët nderuan kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Ndërkohë, rikujtohet edhe dëshmia e diplomatit amerikan James Rubin, i cili në Hagë kishte deklaruar se Ramush Haradinaj kishte kontakte me CIA edhe gjatë kohës së luftës. — Dragash Info