Botë

Shaqir Totaj konfirmon pranimin e emrave të propozuar nga LDK për drejtorë në Ekzekutivin e Prizrenit Kryetari i Komu…

13.01.2026. 2 min čitanja

Shaqir Totaj konfirmon pranimin e emrave të propozuar nga LDK për drejtorë në Ekzekutivin e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se ka pranuar zyrtarisht listën me emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për pozitat e drejtorëve në Ekzekutivin komunal.

Në një deklaratë për Dragash Info, Totaj ka bërë të ditur se LDK-ja ka dorëzuar pesë emra, në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet palëve.

“LDK-ja i ka dërguar pesë emra për drejtorë të Ekzekutivit, sipas marrëveshjes. Nesër do t’i takoj kandidatët para emërimit dhe më pas do të vazhdoj me procesin e emërimit,” ka deklaruar Totaj.

Ndërkohë, kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka dorëzuar zyrtarisht emrat e kandidatëve të propozuar për këto pozita. Sipas burimeve, kandidatët e propozuar janë: Sylejman Baxhaku, Ajlin Shishko, Florent Ukaj, Nderim Kadriaj dhe Fatmir Memajt.

Megjithatë, propozimi i këtyre emrave ka nxitur reagime dhe pakënaqësi brenda radhëve të LDK-së në Prizren, duke hapur debat të brendshëm rreth përfaqësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve.

Procesi i emërimeve pritet të vazhdojë në ditët në vijim, ndërsa mbetet të shihet nëse reagimet brenda partisë do të ndikojnë në vendimmarrjen përfundimtare të kryetarit të komunës.

— Dragash Info

Original Facebook objava