Botë

Shaqir Totaj emëron Bexhat Bytyqin Drejtor të Administratës në Prizren Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,…

09.01.2026. 1 min čitanja

Shaqir Totaj emëron Bexhat Bytyqin Drejtor të Administratës në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot emërimin e Bexhat Bytyqit në pozitën e Drejtorit të Administratës.

Sipas Totajt, Bytyqi është një profesionist i dëshmuar, me përvojë dhe integritet institucional, me të cilin do të vazhdohet bashkëpunimi edhe në këtë mandat qeverisës.

“Bexhat Bytyqin e emërova sot në pozitën e Drejtorit të Administratës, profesionist i dëshmuar me të cilin do ta vazhdojmë bashkëpunimin me përkushtim edhe në këtë mandat, gjithmonë në shërbim të qytetarëve,” ka shkruar Totaj.

Kryetari theksoi se përkushtimi ndaj transparencës, efikasitetit administrativ dhe shërbimit cilësor për qytetarët mbetet prioritet i qeverisjes komunale në Prizren.

— Dragash Info

Original Facebook objava