Shala uron punëtorët e KRM Ekoregjioni për vitin 2026 dhe bën thirrje për ruajtjen e pastërtisë Kryeshefi Ekzekutiv i…
Shala uron punëtorët e KRM Ekoregjioni për vitin 2026 dhe bën thirrje për ruajtjen e pastërtisë
Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Ekoregjioni Sh.A., Burim Shala, ka uruar punëtorët dhe bashkëpunëtorët e kësaj kompanie me rastin e fillimit të vitit 2026, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Në mesazhin e tij, Shala ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën e palodhshme të punëtorëve, të cilët, sipas tij, janë të angazhuar 24 orë në ditë për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe shërbimeve publike.
“Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj, KRM Ekoregjioni Sh.A. vazhdon të jetë një kompani e besueshme dhe në shërbim të interesit publik,” ka theksuar Shala.
Njëkohësisht, Kryeshefi Ekzekutiv ka bërë apel edhe për qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi në ruajtjen e pastërtisë së qyteteve dhe mjedisit.
“Qyteti i pastër është pasqyrë e kulturës dhe respektit që kemi për vendin tonë. Ta mbajmë mjedisin ashtu siç do të donim ta kishim shtëpinë tonë: të rregullt dhe të pastër,” është shprehur ai.
Sipas Shalës, vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mes qytetarëve dhe institucioneve, mund të ndërtohet një ambient më i mirë dhe më i shëndetshëm për të gjithë.
Në fund të mesazhit, ai u ka uruar të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve një vit të mbarë 2026, me shëndet, paqe dhe suksese.
— Dragash Info