Sesion për orientim në karrierë me maturantët në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha”
Sesion për orientim në karrierë me maturantët në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha”
Dragash, 26 mars 2026 – Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” është mbajtur sot një sesion informues me maturantët, i realizuar nga përfaqësues të Kolegji AAB. Ky aktivitet kishte për qëllim orientimin në karrierë dhe informimin e nxënësve mbi mundësitë e studimit dhe zhvillimit profesional pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Gjatë sesionit, maturantët u njohën më nga afër me programet studimore që ofron ky institucion, kërkesat aktuale të tregut të punës, si dhe rëndësinë e përzgjedhjes së profesionit në përputhje me interesat dhe aftësitë personale. Përfaqësuesit theksuan gjithashtu sfidat dhe mundësitë që i presin të rinjtë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte edhe bashkëbisedimi interaktiv, ku nxënësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje konkrete lidhur me orientimin e tyre të ardhshëm. Ky sesion u vlerësua si shumë i dobishëm nga nxënësit, duke u shërbyer si një udhërrëfyes i rëndësishëm në përcaktimin e hapave të tyre të ardhshëm në arsim dhe karrierë. — Dragash Info