Botë

Sërish bllokohet rruga magjistrale Dragash – Restelicë, rrezik serioz për banorët Rruga magjistrale Dragash – Resteli…

16.01.2026. 2 min čitanja

Sërish bllokohet rruga magjistrale Dragash – Restelicë, rrezik serioz për banorët

Rruga magjistrale Dragash – Restelicë është bllokuar edhe një herë sot, konkretisht në aksin rrugor Glloboqicë – Krushevë, vetëm pak metra më larg nga vendi ku gjatë disa ditëve rresht kishte pasur rrëshqitje të dheut dhe gurëve.

Sipas informacioneve nga terreni, rrëshqitja e re ka bërë që rruga të jetë e pakalueshme për komunikacion, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve që e frekuentojnë këtë aks rrugor. Institucionet kompetente janë lajmëruar me kohë dhe ekipet përkatëse janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë.

Megjithatë, shqetësimi kryesor i banorëve mbetet fakti se kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës po ndërhyn vetëm në mënyrë sipërfaqësore, duke larguar materialin e rrëshqitur dhe duke pastruar rrugën, pa ndërmarrë masa konkrete dhe afatgjata për parandalimin e përsëritjes së këtyre rrëshqitjeve.

Kjo situatë po përsëritet vazhdimisht dhe po shndërrohet në një rrezik serioz dhe të përhershëm, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për nxënësit, mjetet e emergjencës dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që përdorin këtë rrugë jetike.

Banorët kërkojnë reagim urgjent dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar se nevojiten masa profesionale për stabilizimin e terrenit, e jo vetëm zgjidhje të përkohshme që rrezikojnë jetë njerëzish.

— Dragash Info

Original Facebook objava