Selmanaj diskuton me kuvendarët dhe drejtorët prioritetet për zhvillimin e Prizrenit Kryetari i Degës së Lidhjes Demo…
Selmanaj diskuton me kuvendarët dhe drejtorët prioritetet për zhvillimin e Prizrenit
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim pune me kuvendarët dhe drejtorët komunalë, ku janë diskutuar çështjet kryesore që lidhen me funksionimin e institucioneve komunale dhe prioritetet për zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
Gjatë takimit, sipas Selmanajt, theksi është vënë në koordinimin institucional, ndarjen e përgjegjësive dhe nevojën për vendimmarrje efikase, me qëllim realizimin e projekteve konkrete në shërbim të qytetarëve.
“Takim me kuvendarët dhe drejtorët në Komunën e Prizrenit, ku diskutuam për punët dhe përgjegjësitë që na presin në Kuvend dhe për zhvillimin e qytetit të Prizrenit. U fokusuan prioritetet kryesore, koordinimi institucional dhe nevoja për vendimmarrje efikase në shërbim të interesit publik”, ka deklaruar Selmanaj.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Kuvendit Komunal dhe drejtorive është thelbësor për qeverisje funksionale dhe për përmbushjen e pritjeve të qytetarëve. Po ashtu, Selmanaj ka nënvizuar se transparenca dhe përgjegjësia institucionale janë parakushte për zhvillim të qëndrueshëm.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për punë të mira, qeverisje të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke vendosur gjithmonë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe interesin publik”, ka theksuar ai.
Takime të tilla, sipas Selmanajt, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e qeverisjes lokale në Prizren.
— Dragash Info