Botë

Seancë solemne në Dragash për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të…

17.02.2026. 3 min čitanja

Seancë solemne në Dragash për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë

Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në sallën e Kuvendit Komunal në Dragash u mbajt një seancë solemne, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ekzekutivit dhe legjislativit lokal, familjarëve të dëshmorëve, përfaqësuesve të OVL të UÇK-së, institucioneve arsimore, fetare e të sigurisë, si dhe qytetarëve të shumtë.

Seanca nisi me intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtar, si dhe me një minutë heshtje në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në fjalën e tij, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Resul Fetahu, uroi qytetarët për këtë përvjetor, duke theksuar se 18-vjetori i Pavarësisë është një ditë e veçantë për popullin tonë, ku me respekt e mirënjohje përulemi para sakrificës së atyre që kontribuuan për lirinë që sot e gëzojmë.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, theksoi se kjo datë na bashkon si qytetarë dhe na kujton arritjet, sakrificat dhe përkushtimin e brezave që luftuan për pavarësinë e vendit.

Me nga një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilović, Sekretari i OVL të UÇK-së, Salih Shala, si dhe përfaqësuesi i Familjeve të Dëshmorëve, Ymridin Gërdellaj, të cilët vlerësuan lart kontributin e dëshmorëve dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

Në fund të seancës, Kryetari Xheladini ndau mirënjohje për kryetarin e OVL të UÇK-së në Dragash, Emri Neshati, për kontributin dhe angazhimin e tij.

Pas seancës solemne, u zhvilluan homazhe te shtatorja e Adem Jashari, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, si dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit turk Husein Kutlu.

Agjenda e aktiviteteve për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u përmbyll me një program artistik në Shtëpinë e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj”, duke i dhënë kështu një dimension kulturor dhe përkujtimor kësaj dite të shënuar për vendin.

– Dragash Info

Original Facebook objava