Botë

Seanca për Kosovën në OKB, Shefi i UNMIK-ut shpreson për takim Kurti-Vuçiq

09.04.2026. 2 min čitanja

Seanca për Kosovën në OKB, Shefi i UNMIK-ut shpreson për takim Kurti-Vuçiq width= New York, 9 Prill 2026 – Shefi i UNMIK, Peter Due, ka hapur seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke folur mbi procesin e dialogut dhe nevojën për implementimin e Marrëveshjeve të Dialogut, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Due theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shprehu shpresën që një takim i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq të mbahet në të ardhmen e afërt. “Progresi është i mundur. Beogradi e Prishtina duhet të vazhdojnë momentumin, duke implementuar marrëveshjet e dialogut. Shpresoj që një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq të mbahet në të ardhmen e afërt”, tha Due. Kosova në këtë seancë përfaqësohet nga Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, i cili do të prezantojë pikëpamjet e Republikës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit. Seanca vjen në një moment kur dialogu Kosovë-Serbi mbetet i ndjeshëm dhe çdo hap drejt normalizimit të marrëdhënieve konsiderohet kyç për stabilitetin rajonal. — Dragash Info