Sead Arifi emërohet Drejtor i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit Sead Arifi do t’u shërbejë qytetarëve…
Sead Arifi emërohet Drejtor i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit
Sead Arifi do t’u shërbejë qytetarëve të Prizren si Drejtor i Emergjencave dhe Sigurisë, në kuadër të ekipit ekzekutiv të Komunës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka theksuar se emërimi i Arifit vjen si rezultat i besimit në përkushtimin, profesionalizmin dhe aftësinë e tij për të udhëhequr këtë sektor të rëndësishëm për sigurinë dhe menaxhimin e situatave emergjente.
Sipas kryetarit Totaj, Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë ka rol kyç në rritjen e gatishmërisë institucionale, mbrojtjen e qytetarëve dhe koordinimin efikas në raste krizash, duke synuar ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për komunitetin.
— Dragash Info