SDU gjithnjë e më pak shihet si parti politike, por si projekt i errët politik Në opinionin publik, SDU(Socialdemokra…
SDU gjithnjë e më pak shihet si parti politike, por si projekt i errët politik
Në opinionin publik, SDU(Socialdemokratska Unija) gjithnjë e më rrallë perceptohet si një parti politike në kuptimin klasik të fjalës.
Përkundrazi, ajo po shihet si një projekt i mirëfilltë politik, i ndërtuar në korridore të errëta të qendrave joformale të pushtetit, nën ombrellën e njerëzve nga hija dhe nën kontroll të drejtpërdrejtë të strukturave të nëntokës që mbjellin frikë dhe marrin për vete të drejtën të vendosin mbi fatin e njerëzve të zakonshëm – mbi jetën dhe vdekjen.
Qëllimi i këtij projekti është i qartë dhe i pamëshirshëm: shpërbërja, poshtërimi dhe zhdukja graduale e komunitetit boshnjak në Kosovë, e më pas edhe e atij goran. Një proces i planifikuar, i ftohtë dhe sistematik.
Nën maskën e demokracisë, SDU po zbaton veprimet më të pista dhe më të neveritshme, ekskluzivisht në interes të urdhërdhënësve të vet. Kjo nuk është politikë – kjo është shkatërrim i llogaritur, i drejtuar kah zhdukja përfundimtare e boshnjakëve dhe goranëve nga jeta publike, politike dhe shoqërore.
Fatkeqësisht, brenda SDU-së ka edhe njerëz të manipuluar – individë që verbërisht dhe në heshtje u besojnë udhëheqësve të tyre pa bërë asnjë pyetje. Por ka edhe të tjerë. Të tillë për të cilët thuhet se edhe vetë Luciferi (Iblisi) do të largohej mënjanë.
Më i rrezikshmi ndër ta është i ashtuquajturi “sundimtari nga hija” – një figurë groteske që nga jashtë i ngjan një parodie të Charlie Chaplinit, ndërsa në fantazitë e veta e sheh veten si Adolf Hitleri në rolin e James Bondit.
Një njeri pa asnjë grimë njerëzillëku, pa moral dhe pa kufij. I gatshëm të sakrifikojë edhe më të afërmit, t’i shtyjë drejt zjarrit, vetëm për të ushqyer egon dhe ambicien e tij të sëmurë.
Sot, atij i duket – në mënyrë të rreme – se është i gjithëfuqishëm. Se mund të bëjë gjithçka.
Por ka një gjë që nuk mundet: t’i ikë së vërtetës dhe pasojave, të cilat herët a vonë e arrijnë secilin.
Shkruan: Nedzmidin Sejdilar
— Dragash Info