Lokale

Sanohen defektet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Bresanë

09.04.2026. 1 min čitanja

Sanohen defektet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Bresanë width= Pas ankesave të shumta nga banorët për furnizim të pamjaftueshëm me ujë të pijshëm, Kryetari i fshatit Bresanë, Vezir Reshiti, ka njoftuar për ndërhyrjet e kryera në rrjetin e ujësjellësit.   Së bashku me Bajram Rakipin dhe Naser Reshitin, ai ka identifikuar dhe rregulluar defektet kryesore te Kroi i Ferrës dhe Xhybra e Shainit, të cilat po ndikonin në mungesën e ujit. Sipas tij, pas këtyre ndërhyrjeve pritet që furnizimi me ujë të stabilizohet. width= Rezhiti apelon tek banorët që të përdorin ujën me kujdes, të shmangin keqpërdorimet dhe të kontrollojnë rrjedhjet apo prishjet eventuale në rrjetet e tyre. Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e angazhimit të të rinjve në situata të tilla për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.   — Dragash Info