Salih Mustafa dhe Jakup Krasniqi festojnë ditëlindjen, edhe këtë herë në Hagë Dy ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të…
Salih Mustafa dhe Jakup Krasniqi festojnë ditëlindjen, edhe këtë herë në Hagë
Dy ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa, sot shënojnë ditëlindjet e tyre, edhe këtë herë larg vendit, në Hagë.
Salih Mustafa, i njohur si “Cali”, është i dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata Speciale, ndërsa Jakup Krasniqi dhe disa krerë të tjerë të UÇK-së presin vendimin përfundimtar gjatë këtij viti.
Festimi i ditëlindjeve në Hagë vjen në një kontekst ku të dy ish-eprorët vazhdojnë të jenë pjesë e proceseve gjyqësore që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar.