Botë

Rruga kryesore e Dragashit pëson dëmtime serioze, qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente Rruga kryesore e Dragashit ka…

08.01.2026. 1 min čitanja

Rruga kryesore e Dragashit pëson dëmtime serioze, qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Rruga kryesore e Dragashit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta. Në afërsi të hyrjes së fshatit Rapçë, sipërfaqja e asfaltit është krisur dukshëm, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen shqetësim, pasi çarja në rrugë po zgjerohet dhe mund të shkaktojë aksidente. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse për sanimin e dëmeve dhe garantimin e sigurisë në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Autoritetet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa qytetarët apelojnë për kujdes maksimal gjatë kalimit në këtë zonë.

📹 Pamje nga terreni: Në video mund të shihen dëmtimet e asfaltit në segmentin që shtrihet nga hyrja për në fshatin Rrenc deri te hyrja për në fshatin Rapçë.

— Dragash Info

Original Facebook objava