Botë

Rrjeti i Grave të Kosovës reagon ashpër ndaj rastit të dhunës seksuale ndaj një 13-vjeçareje në Istog Rrjeti i Grave…

30.01.2026. 2 min čitanja

Rrjeti i Grave të Kosovës reagon ashpër ndaj rastit të dhunës seksuale ndaj një 13-vjeçareje në Istog

Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur indinjatën më të thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar në Istog, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës seksuale.

Sipas reagimit, ky akt i rëndë përbën një shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve dhe grave, si dhe një krim të papranueshëm ndaj dinjitetit njerëzor.

Rrjeti i Grave të Kosovës thekson se dhuna ndaj grave dhe vajzave është problem strukturor, i cili buron nga një kulturë patriarkale, ku heshtja dhe indiferenca shoqërore lejojnë vazhdimin e abuzimeve.

Në reagimin e tyre, ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse:

Hetim të shpejtë, të paanshëm dhe profesional, duke respektuar dinjitetin dhe privatësinë e viktimës;

Dënim maksimal ligjor për autorin e krimit;

Mbështetje të menjëhershme psikologjike dhe sociale për vajzën dhe familjen e saj;

Forcim të mekanizmave parandalues dhe politikave mbrojtëse për gratë dhe vajzat nga çdo formë dhune.

“Rrjeti i Grave të Kosovës qëndron i palëkundur në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave.

Ne nuk do të heshtim derisa çdo vajzë dhe çdo grua të jetojë pa frikë dhe pa dhunë”, thuhet në reagim.

Mesazhi përfundon me thirrjen:

Drejtësi. Mbrojtje. Përgjegjësi. Fundi i heshtjes.

— Dragash Info

Original Facebook objava