Lokale

Rrezik nga rrjeti elektrik në Restelicë: kabllot në rrugë pas rrëzimit të shtyllës, banorët presin ndërhyrje

02.04.2026. 2 min čitanja

Rrezik nga rrjeti elektrik në Restelicë: kabllot në rrugë pas rrëzimit të shtyllës, banorët presin ndërhyrje width=   Sot, më 2 prill 2026, një shtyllë elektrike është rrëzuar në fshatin Restelicë si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, duke lënë kabllot e rrymës të shpërndara nëpër rrugë dhe oborret e banorëve, duke paraqitur rrezik serioz për jetën dhe pronën. Banorët kanë raportuar rastin disa herë, dy herë në Prishtinë dhe dy herë në Dragash, por deri në orën 17:20 ekipet përkatëse nuk kanë ndërhyrë për të siguruar zonën dhe riparuar dëmin. Sipas banorëve, rruga drejt vendit të ngjarjes është e pastruar dhe e kalueshme për të gjitha pajisjet e nevojshme të KEDS-it, por ndërhyrja nuk ka ndodhur ende. Gjendja e shtyllës dhe kabllove është e dukshme edhe në fotografitë e siguruara nga banorët. Banorët e Restelicës të shqetësuar për rrezikun, kërkojnë që institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë për të parandaluar aksidente. — Dragash Info