Botë

Rrëshqitje të dheut në Prizren, autoritetet në terren Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitj…

10.01.2026. 1 min čitanja

Rrëshqitje të dheut në Prizren, autoritetet në terren

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Komunës së Prizrenit, duke rrezikuar rrugë dhe prona private.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, tha se veprimet e menjëhershme nga autoritetet ishin të domosdoshme për sigurinë e qytetarëve.

“Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të komunës sonë. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Emergjencave e Sigurisë, në bashkëpunim me operatorët e kontraktuar, kanë qenë vazhdimisht në terren, duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për normalizimin e qarkullimit dhe parandalimin e rreziqeve për qytetarët”, tha kryetari.

— Dragash Info

Original Facebook objava