Botë

Rrëshqitje e re e dheut në aksin Glloboqicë – Krushevë, rruga sërish e pakalueshme Në segmentin rrugor Glloboqicë – K…

14.01.2026. 2 min čitanja

Rrëshqitje e re e dheut në aksin Glloboqicë – Krushevë, rruga sërish e pakalueshme

Në segmentin rrugor Glloboqicë – Krushevë, i cili ishte i bllokuar më herët nga rrëshqitja e dheut dhe më pas u njoftua se ishte liruar për qarkullim, ka ndodhur përsëri një rrëshqitje e re e dheut.

Si pasojë, rruga aktualisht është e pakalueshme dhe paraqet rrezik serioz për qytetarët dhe automjetet që tentojnë të kalojnë në këtë segment.

🛑 Apel për qytetarët:

Qytetarët ftohen të mos e përdorin këtë rrugë, të tregojnë kujdes maksimal dhe të zgjedhin rrugë alternative, pasi kalimi në këtë zonë është bërë jashtëzakonisht i rrezikshëm.

🏛 Apel për institucionet kompetente:

U bëhet thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente dhe të punojnë në një zgjidhje të përhershme, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e vazhdueshme e këtyre rrëshqitjeve dhe të garantohet siguria e qarkullimit.

Situata do të përcillet dhe qytetarët do të informohen për çdo zhvillim të ri.

— Dragash Info

Original Facebook objava