Botë

Rrëshqitje dheu në aksin Glloboqicë – Krushevë, rruga e bllokuar Në territorin e Komunës së Dragashit, në rrugën Gllo…

14.01.2026. 1 min čitanja

Rrëshqitje dheu në aksin Glloboqicë – Krushevë, rruga e bllokuar

Në territorin e Komunës së Dragashit, në rrugën Glloboqicë – Krushevë, është shfaqur një rrëshqitje dheu, si pasojë e së cilës rruga për momentin është e bllokuar për qarkullim.

Sipas informacioneve nga terreni, rrëshqitja paraqet rrezik për automjetet dhe banorët e zonës, ndërsa qarkullimi është i pamundur deri në largimin e materialit dhe stabilizimin e terrenit.

Qytetarët u bëjnë apel organeve kompetente që të reagojnë sa më shpejt dhe të ndërmarrin masat e nevojshme me kohë, për pastrimin e rrugës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

Deri në njoftimin e radhës, këshillohet shmangia e këtij aksi rrugor dhe përdorimi i rrugëve alternative.

— Dragash Info

Original Facebook objava