Botë

Rregullohet defekti në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Brezne Pas evidentimit të një defekti në pusetën e rrjetit p…

19.01.2026. 1 min čitanja

Rregullohet defekti në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Brezne

Pas evidentimit të një defekti në pusetën e rrjetit për furnizimin e rezervuarit të ujësjellësit të fshatit Brezne, i cili u konstatua mbrëmjen e ditës së djeshme në orët e vona, sot është arritur të sanohet plotësisht problemi.

Kryesia e fshatit Brezne, në bashkëpunim me ekipin e punëkryesit, ka ndërhyrë menjëherë në terren duke rregulluar defektin dhe duke rikthyer funksionimin normal të sistemit të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit zyrtar, brenda pak orësh i gjithë fshati pritet të ketë furnizim të rregullt dhe normal me ujë të pijshëm.

Kryesia e fshatit ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë ndërprerjes së përkohshme.

— Dragash Info

Original Facebook objava