Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital Një incident me rrahje është raportuar pasditen e së premtes në f…
Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital
Një incident me rrahje është raportuar pasditen e së premtes në fshatin Shajne të Dragashit, ku dy persona kanë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 13.02.2026 rreth orës 16:00, pas një mosmarrëveshjeje mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, të cilët janë përfshirë në rrahje me njëri-tjetrin.
Të dy personat kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa pas përfundimit të tretmanit, me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit në Prizren, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes janë në vazhdim.
— Dragash Info