Botë

Rinumërimi i votave, Anton Quni reagon ashpër: “Më është njollosur personaliteti dhe karriera” Deputeti i zgjedhur i…

18.01.2026. 2 min čitanja

Rinumërimi i votave, Anton Quni reagon ashpër: “Më është njollosur personaliteti dhe karriera”

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka reaguar publikisht pas rinumërimit të votave, proces ky që ka nxjerrë në pah parregullësi serioze në votimin preferencial për disa kandidatë.

Sipas rezultateve të rinumërimit, Qunit i janë hequr mbi 400 vota, lidhur me të cilat ai ka theksuar se çdo rritje e votave në emrin e tij është bërë pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij.

“Nuk kam kërkuar, nuk kam inkurajuar dhe nuk kam asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve,” ka deklaruar Quni, duke mohuar çdo përfshirje personale në manipulime të mundshme zgjedhore.

Ai ka theksuar se përfshirja e emrit të tij në skema të tilla përbën një padrejtësi të rëndë dhe dëm serioz për figurën e tij publike.

“Përmes këtij operacioni më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit,” ka shtuar Quni.

Rinumërimi i votave ka rihapur debatin për integritetin e procesit zgjedhor dhe përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, ndërsa reagime të ngjashme priten edhe nga kandidatë të tjerë të prekur nga këto parregullësi.

— Dragash Info

Original Facebook objava